TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2026, 18:49

Luis Hasa rrit vlerën në treg pas debutimit me Shqipërinë, mesfushori kuqezi “shpërblehet” menjëherë me 1.5 mln euro

Shkruar nga Pamfleti
Luis Hasa rrit vlerën në treg pas debutimit me Shqipërinë,
Luis Hasa

Në ndeshjen e zhvilluar më 3 qershor ndaj Izraelit, ku Shqipëria u mposht, trajneri Rolando Maran i dha mundësinë e debutimit me Kombëtaren mesfushorit Luis Hasa. Futbollisti 22-vjeçar u aktivizua në pjesën e dytë, duke hedhur hapat e parë me fanelën kuqezi.

Hasa vjen pas një sezoni të kaluar në huazim te Karrareze në Serinë B, ndërsa kartoni i tij mbetet në pronësi të Napolit. Performancat e tij kanë reflektuar edhe në tregun e transferimeve.

Sipas përditësimit më të fundit të platformës “Transfermarkt”, vlera e mesfushorit shqiptar është rritur nga 3 milionë euro në 4.5 milionë euro. Kjo e bën Hasën futbollistin më të vlerësuar të Karrarezes nëse merret në konsideratë skuadra e sezonit të fundit në Serinë B.

Në renditjen e lojtarëve të Kombëtares shqiptare, Hasa pozicionohet aktualisht në vendin e nëntë për nga vlera në treg, një tregues i besimit që ekziston ndaj potencialit të tij.

Rrugëtimi i tij drejt Kombëtares u zyrtarizua në muajin mars, kur FIFA i dha dritën jeshile për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

luis hasa mesfushori shqiptar

1 Komente

  1. .
    .......

    ky shkerdhata qe dikur refuzoi te vinte ,tani qe eshte mut e do te kape ndonje kontrate pranon te vije ....bastard

    Lini një Përgjigje