TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2026, 19:55

Murinjo afrohet edhe më shumë me Realin, madrilenët paguajnë klauzolën e portugezit te Benfika

Shkruar nga Pamfleti
Murinjo afrohet edhe më shumë me Realin, madrilenët paguajnë
Zhoze Murinjo

Benfika ka konfirmuar zyrtarisht se Reali i Madridit do të paguajë 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e trajnerit Zhoze Murinjo, në rast se Florentino Pérez rizgjidhet president i klubit madrilen në zgjedhjet e planifikuara më 7 qershor 2026.

Njoftimi vjen një ditë pasi Perez deklaroi publikisht se Murinjo është zgjedhja e tij për stolin e “Los Blancos” në mandatin e ardhshëm.

Në një deklaratë për shtyp të publikuar të enjten, Benfika sqaroi se marrëveshja parashikon pagesën e plotë të klauzolës së zgjidhjes së kontratës së trajnerit portugez.

Sport Lisboa e Benfika njofton se kandidatura e presidentit Florentino Perez në zgjedhjet e Realit të Madridit ka shprehur qëllimin e saj të vendosur për të marrë trajnerin Hoze Mario dos Santos Murinjo Feliks nëse fiton zgjedhjet për presidencën e atij klubi, të planifikuara për më 7 qershor 2026. Në këtë skenar, kontrata do të nënshkruhet kundrejt shumës prej 15,000,000 eurosh, që korrespondon me klauzolën e zgjidhjes së kontratës së punës sportive aktualisht në fuqi”, thuhet në deklaratën e klubit portugez.

Sipas Benfikës, marrëveshja mbetet e kushtëzuar nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale te Reali. Nëse Perez siguron një mandat të ri në krye të klubit spanjoll, Murinjo do të emërohet trajneri i ri i skuadrës madrilene.

Lajmi ka ngjallur interes të madh në botën e futbollit, pasi do të shënonte rikthimin e teknikut portugez në Madrid pas më shumë se një dekade. Murinjo drejtoi Realin e Madridit nga viti 2010 deri në vitin 2013, periudhë gjatë së cilës fitoi kampionatin spanjoll, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

I konsideruar si një nga trajnerët më të suksesshëm të futbollit modern, rikthimi i Murinjos në “Santiago Bernabeu” do të përbënte një nga zhvillimet më të rëndësishme të merkatos së trajnerëve për sezonin e ardhshëm.

zhoze murinjo trajneri portugez real madrid

Lini një Përgjigje