Liverpuli ka zyrtarizuar emërimin e Andoni Iraolës si trajnerin e ri të ekipit të parë. Tekniku spanjoll, 43 vjeç, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin anglez, duke marrë vendin e Arne Slot në stolin e “The Reds”.
Iraola mbërrin në “Anfield Road” pas një eksperience të suksesshme te Bërnmuthi, ku qendroi për tre sezone. Nën drejtimin e tij, skuadra realizoi sezonin më të mirë në historinë e saj në Premier Ligë, duke e mbyllur kampionatin në vendin e gjashtë dhe duke siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Europës.
Pas largimit të Arne Slot, drejtuesit e Liverpulit e identifikuan menjëherë Iraolën si kandidatin kryesor për drejtimin e skuadrës. Sipas raportimeve, përpara se të pranonte ofertën e klubit nga Merseyside, trajneri spanjoll kishte zhvilluar bisedime edhe me Kristal Palas dhe Bajer Leverkusen.

I njohur për filozofinë e tij sulmuese dhe intensitetin e lartë në lojë, Iraola pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në stilin e ekipit. Gjatë sezonit të fundit, një pjesë e tifozëve të Liverpulit kishte shprehur pakënaqësi ndaj paraqitjeve të skuadrës nën drejtimin e Slot, veçanërisht pas dështimit për të ruajtur ritmin në garën për titull në Premier Ligë.
Me emërimin e Iraolës, Liverpuli nis një kapitull të ri, duke synuar rikthimin mes pretendentëve kryesorë për trofetë në Angli dhe në arenën evropiane. Drejtuesit e klubit i kanë besuar trajnerit spanjoll projektin e ri sportiv, me objektivin për të rikthyer sukseset në Anfield.
Milani padyshim që është tronditur dhe në periudhë delikate. Ekziston mundësia që projekti në vazhdim t’i besohet Oliver Glasner.
Pronari Kardinale dhe Ibrahimoviç po përballen me situatën ku kanë shkarkuar edhe drejtorët. Sa më shumë koha kalon, presioni po shtohet nga tifozët.

Lini një Përgjigje