
Partizani do të luajë pas pak minutash ndeshjen e kthimit përballë Valmieras, e vlefshme për turin e tretë të Ligës së Konferencës. “Demat” do të kërkojnë të shkruajnë historinë në “Elbasan Arena” duke u kualifikuar në “Play-Off”.
Trajneri Zekiç ka vendosur që të bëjë përsëri ndryshime me rreshtimin e tij, teksa ka kthyer si titullar pas dy ndeshjesh Andi Hadrojn. Njëkohësisht, është Preka i cili shfaqet në qendër të mbrojtjes, e cila kthehet me 5.
I sakrifikuari në mesfushë është Murataj, i cili i ka bërë vend Maget. Ndërkohë, i avancuar në sulm është vetëm Cara, i mbështetur pas krahëve nga Taipi, me Grezdën, i cili kthehet në stol.
Pas fitores 1-2 në transfertë një javë më parë, gjasat janë shumë të mëdha që Partizani të kualifikuohet për më tej.
Më poshtë formacionet zyrtare të sfidës Partizani-Valmiera.

Lini një Përgjigje