TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Gusht 2023, 16:57

Vlen mbi 4 miliardë euro, zbulohet skuadra me vlerën më të lartë në futboll

Shkruar nga Pamfleti

Vlen mbi 4 miliardë euro, zbulohet skuadra me vlerën më të

Mançester Siti është skuadra me vlerën më të lartë mes klubeve të futbollit. Kjo u raportua bazuar në raportin vjetor të “The European Elite 2023 nga Football Benchmark”, i cili rendit 32 klubet europiane të futbollit me vlerën më të lartë.

Anglezët komandojnë këtë renditje speciale që nxjerr në pah vlerën e klubit, që në rastin e skuadrës së drejtuar nga Guardiola është e barabartë me 4,073 miliardë euro. “Qytetarët” kanë kaluar Realin e Madridit që deri vonë kryesonte klasifikimin.

Raporti bazohet në të dhënat ekonomike për sezonin që përfundoi më 30 qershor 2022. Ai nënvizon dominimin e futbollit anglez me 11 klube angleze në top 32, që përbëjnë 45% të vlerës së përgjithshme.

Pak jashtë top 10 është Atletiko e Madridit i ndjekur nga Juventusi, skuadra e parë italiane me 1794 pikë (+12%). Interi është në vendin e 14 me 1258 pikë (+26%). Milani i 15 me 1060 (+83%), Napoli me 706 zë vendin e 17 (+46%). Atalanta, Roma dhe Lacio ndjekin përkatësisht në vendin e 23, 25 dhe 31.

Këtu janë 10 klubet kryesore (miliardë euro):

1) Mançester Siti 4,073 (+64%)

2) Reali i Madridit 4,006 (+26%)

3) Mançester Junajtid 3,932 (+36%)

4) Liverpuli 3,900 (+53%)

5) Bajerni i Mynihut 3,838 (+40%)

6) Barcelona 3,504 (+25%)

7) Çelsi 2,989 (+37%)

8) PSG 2,858 (+34%)

9) Totenhemi 2780 (+45%)

10) Arsenali 2301 (+45%)

mançester siti arsenal psg mançester junajtid klubet më të shtrenjta

Lini një Përgjigje