TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Gusht 2023, 22:55

Nuk ka fitues në Greqi, Siti dhe Sevilja dërgojnë ndeshjen në penallti, “ruleta” e 11-metërshave vendos fituesin e Superkupës së Europës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka fitues në Greqi, Siti dhe Sevilja dërgojnë ndeshjen

Përfundon finalja e Superkupës së Europës që po zhvillohet në stadiumin “Georgios Karaiskakis” në Athinë. Mançester Siti dhe Sevilja e kanë çuar ndeshjen në penallti, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

En Nesiri kaloi andaluzët në avantazh me golin e realizuar në minutën e 25 të ndeshjes. Markos Akunja i dha asist En Nesirit, por ky i fundit u ngrit lart dhe dërgoi topin në këndin e poshtëm majtas duke kaluar në avantazh ekipin e tij.


Në minutën e 63, Siti vendosi baraspeshën. Talenti Palmer gjeti rrugën e rrjetës me kokë pas asistit perfekt të Rodrit.


Tashmë fituesi i Superkupës së Europës do të vendoset nga “ruleta” e penalltive.

mançester siti sevilja finalja e superkupës së europës

Lini një Përgjigje