TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Gusht 2023, 18:06

6-muaj pa skuadër, Rei Manaj kryen nesër vizitat mjekësore me ekipin e ri

Shkruar nga Pamfleti

6-muaj pa skuadër, Rei Manaj kryen nesër vizitat mjekësore me

Rei Manaj është pa skuadër që prej shkurtit të këtij viti. Sulmuesi i kombëtares që pas largimit nga Uatfordi nuk ka mundur të gjejë një ekip për të vazhduar karrierën, pavarësisht se ka patur disa interesime ka pasur në drejtim të tij.

Por tashmë duket se e ardhmja e tij pritet të jetë në Turqi. Lushnjari ka arritur marrëveshjen me Sivasporin në kampionatin turk. Palët kanë rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare.

Sipas mediave turke, 26-vjeçari ditën e nesërme do të udhëtojë drejt Turqisë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur më pas kontratën me ekipin e ri. Kujtojmë se për Manajn pati interes edhe në Serinë A nga Sampdoria dhe Frosinone, por Sivaspori arriti të fitonte këtë garë.

rei manaj sulmuesi shqiptar sivaspor skuadra turke

Lini një Përgjigje