
UEFA ka shpallur ditën e sotme nominimet për çmimin e lojtarit dhe trajnerit të vitit 2022-2023. Emra aspak surprizë për shkak të një viti të shkëlqyer të lënë pas nga futbollistët dhe teknikët.
Nuk mund të mungonin dy lojtarët kryesorë të Mançester Sitit si Kevin de Bryjn dhe Erling Haland, të cilët fituan tripletën, ndërsa mbrëmë “rrëmbyen” edhe trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Europës.
???? NOMINEES: UEFA Men's Player of the Year 2022/23 ✨
— UEFA (@UEFA) August 17, 2023
???????? Kevin De Bruyne
???????? Erling Haaland
???????? Lionel Messi
All #UEFAawards winners will be announced at the #UCLdraw on 31 August.
Treshja plotësohet nga ylli argjentinas Lionel Mesi, i cili arriti të fitonte Botërorin me Argjentinën si dhe kampionatin me PSG-në. Tashmë ai ndodhet tek Inter Majemi, ku po tregon një formë të jashtëzakonshme.
Përsa i përket teknikëve të nominuar janë: Pep Guardiola, i cili arriti të fitonte tripletën e tij të dytë në histori, si dhe Superkupën e Europës. Ndërkohë Luçiano Spaleti arriti të fitonte titullin kampion me Napolin dhe Simone Inzagi triumfoi në Kupën e Italisë si dhe dërgoi Interin në finalen e Championsit.
???? NOMINEES: UEFA Men's Coach of the Year 2022/23 ✨
— UEFA (@UEFA) August 17, 2023
???????? Pep Guardiola
???????? Simone Inzaghi
???????? Luciano Spalletti
All #UEFAawards winners will be announced at the #UCLdraw on 31 August 2023.
Lini një Përgjigje