
Kombëtarja e “Tre Luanëve” arriti në finalen e “EURO 2020” nën drejtimin e Garet Sauthgejt, por u mposht nga Italia, ndërsa në Kampionatin Botëror të Katarit 2022 u eliminua nga Franca në çerekfinale me rezultatin 1-2. Kontrata e teknikut skadon në dhjetor të vitit 2024 dhe zëvendësimi i tij mund të jetë një surprizë e vërtetë.
Mark Bulingam, shefi ekzekutiv i Federatës Angleze të Futbollit, ka folur për mundësinë që Sarina Uigman të zëvendësojë Garet Sauthgejt në stolin e kombëtares së Anglisë.
Sarina Uigman (53-vjeç) është aktualisht trajnere e kombëtares angleze në futbollin e femrave, me të cilat fitoi “EURO 2022”. Tani Anglia është në finalen e Kupës së Botës për femra, duke luftuar me Spanjën për një trofe të ri. Trajnerja holandeze ka fituar edhe Kampionatin Evropian të futbollit për femra me kombëtaren “tulipanë” dhe është e vetmja që ka arritur të fitojë këtë trofe me dy kombëtare të ndryshme.

Mark Bulingam ka folur për shanset që Uigman të zëvendësojë Sauthgejt, duke thënë se ishte jashtëzakonisht i kënaqur me punën që ajo ka bërë. Përfaqësuesi i Federatës Angleze e sheh trajneren të aftë për të marrë në dorë edhe “Tre Luanët” e meshkujve.
“Sarina është në krye të “Luaneshave”. Ajo bën një punë të pabesueshme. Mendoj se është njeriu më i mirë për këtë punë. A kam ndjesinë se futbolli është prapa sporteve të tjera për sa i përket mungesës së trajnereve femra në nivelin më të lartë? Unë e besoj këtë.
Mendoj se kjo duhet të ndryshojë dhe mendoj, se Sarina mund të bëjë ndonjë punë në futboll. Këtë e besoj. Jam shumë i kënaqur me punën që po bën dhe shpresoj që të vazhdojë ta bëjë për një kohë të gjatë. Nëse në një moment në të ardhmen, ajo vendos të kalojë në futbollin e meshkujve, do të ishte një diskutim jashtëzakonisht interesant. Por varet nga ajo, apo jo?,”- tha Bulingam sipas “Mirror”.
Sarina. Wiegman. ???? pic.twitter.com/utZ4tPLS19
— Lionesses (@Lionesses) August 16, 2023
Lini një Përgjigje