
Braziliani Nejmar i ka dhënë sot lamtumirën skuadrës së PSG, pasi është bërë zyrtarisht pjesë e Al Ahli në kampionatin e Arabisë Saudite. Sulmuesi është kthyer mëngjesin e sotëm në klub për të përshëndetur shokët e tij të skuadrës, stafin teknik dhe të gjithë ata me të cilët jetonte përditshmërinë në kryeqytetin francez.
Një lamtumirë e përzemërt, sidomos me ata që e kishin shoqëruar për shumë vite në këtë rrugëtim si Markinjos e Verrati. Por nuk mungoi përqafimi as me Mbape, me të cilin në fakt nuk kanë qenë shumë miqësore marrëdhëniet gjatë viteve në të cilat ndanin bashkë të njëjtat dhoma zhveshjeje.
Në fund, lojtarët krijuan një “tunel” për t’i dhënë lamtumirën brazilianit me shpulla kokës, teksa niset drejt aventurës së re që e bën atë futbollistin më të paguar në botë.
????????????????????, @neymarjr! ❤️????
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 17, 2023
A warm farewell from the team to Neymar Jr at the PSG Campus today!
✨ #ObrigadoNey pic.twitter.com/eIDpmRVNB9
Lini një Përgjigje