
Emri i Armando Brojës do të jetë më i lakuari në ditën e fundit të merkatos së janarit sa i përket kampionatit anglez, Çelsi është gati t’i hapë rrugë lamtumirës së futbollistit shqiptar, por vetëm nëse bëhet fjalë për një shitje përfundimtare të tij, me një çmim shumë të lartë që ka vendosur për kartonin.
Mediat angleze kanë zbuluar se klubi i Fullhemit është gati të transferojë lojtarin në ditët e fundit të merkatos së dimrit për të plotësuar repartin e avancuar. Bisedimet mes klubeve kanë qenë të vazhdueshme por akordi nuk është arritur dhe me kushtet aktualë është e vështirë që të realizohet.
Kjo, pasi Çelsi nuk heq dorë nga kërkesa e pagesës së 50 milionë eurove për lojtarin të cilin nuk dëshiron që ta japë në huazim të thjeshtë, por vetëm ta huazojë me detyrim blerje në fund të sezonit apo me blerje përfundimtare që tani. Kërkesa e Bluve është 50 milionë paund dhe “Daily Mail” bën të ditur se nuk është tërhequr në asnjë moment gjatë negociatave sa i përket kësaj shifre.
Sipas gazetarëve të tabloidit britanik, kërkesa e shumë klubeve për sulmues ka shtyrë Çelsin që të bëjë këtë vlerësim të lartë për shqiptarin dhe të mos mendojë për një hap mbrapa, pasi në klubin londinez janë të bindur se mund të gjejnë blerës për këtë shifër.
Lini një Përgjigje