TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Gusht 2025, 22:39

Operacioni i pashmangshëm pas dëmtimit të tmerrshëm, Sherri kryen ndërhyrjen kirurgjikale; 2 muaj jashtë fushës

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i pashmangshëm pas dëmtimit të tmerrshëm, Sherri

Portieri Alen Sherri i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e dëmtimit të rëndë që pësoi në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Monzës. Pas një përplasje me një shok skuadre, ai pësoi fraktura të shumta në fytyrë dhe u desh të linte i gjakosur fushën e lojës, duke përfunduar në spital ku kaloi natën.

Konsultimet me specialistë kanë treguar se ndërhyrja kirurgjikale ishte e pashmangshme dhe për këtë arsye, Sherri e kreu sot atë për të rindërtuar pjesën e dëmtuar në mollëza dhe kockën e hundës. Sipas vetë klubit, pritet që ai të mungojë për dy muajt e ardhshëm nëse gjithçka shkon sipas planeve në riaftësimin e tij.

Frozinone njofton se futbollisti Alen Sherri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të reduktuar një frakturë polifragmentare të kompleksit të djathtë orbital-maksilo-malar dhe kockave hundore, me rindërtim të dyshemesë orbitale dhe mbajtje me pajisje fiksimi prej titaniumi. Ndërhyrja kirurgjikale u krye nga Profesor Roberto Pistilli dhe ekipi i tij (Dr. Valter Kolanxheli dhe Dr. Kiara Veneroso – Anesteziste Dr. Milena Sanxhovani) në Departamentin e Kirurgjisë Maksilofaciale të Spitalit “San Camillo-Forlanini” në Romë dhe ishte teknikisht e suksesshme. Portieri do të fillojë programin e tij të rehabilitimit në ditët në vijim. Koha e rikuperimit pritet të jetë 60 ditë”, shkruhet në njoftimin e Frozinones.

alen sherri portieri shqiptar frozinone

Lini një Përgjigje