TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Gusht 2025, 21:28

Rebelohen futbollistët në Spanjë, të gjithë dalin kundër ndeshjes historike Vijareal-Barcelona

Shkruar nga Pamfleti

Rebelohen futbollistët në Spanjë, të gjithë dalin

Futbollistët në Spanjë janë rebeluar sot kundër planeve të La Liga për të zhvilluar një ndeshje të këtij sezoni në SHBA. Një sponsor kishte siguruar që ndeshja e javës së 17 të La Liga mes Vijarealit dhe Barcelonës të luhej më 20 dhjetor në Majemi, me të ardhura të rëndësishme financiare. Por mungesa e transparencës nuk u ka pëlqyer futbollistëve.

Kapitenët e klubeve të La Liga janë mbledhur sot në një takim të sindikatës së tyre dhe me një vendim unanim kanë dalë kundër kësaj ndeshjeje. Në komunikatën e tyre, ata shprehen kundër zhvillimit të një ndeshje të tillë, pasi organizatorët nuk kanë dhënë asnjë informacion rreth saj edhe pse ua kanë kërkuar.

Lojtarët kërkonin të dinin kushtet mbi të cilat zhvillohet ndeshja, sa do të përfitonte në mënyrë të përbashkët çdo futbollist i kampionatit spanjoll dhe çdo gjë tjetër që përfshinte udhëtimin e lodhshëm apo edhe sigurinë atje. Pyetje për të cilat nuk kishin marrë përgjigje, ndaj është vendosur bojkoti i kësaj ndeshje nëse nuk jepet asnjë lloj informacioni i detajuar rreth saj brenda një kohe të shkurtër.

barcelona vijarreal la liga

Lini një Përgjigje