TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Gusht 2025, 19:44

Igli Tare kërkon edhe Berat Gjimshitin te Milani, kapiteni kuqezi shihet si “paketë shkëmbimi” me amerikanin e kuqezinjve

Shkruar nga Pamfleti

Igli Tare kërkon edhe Berat Gjimshitin te Milani, kapiteni kuqezi shihet si

Igli Tare po ndërton Milanin nga e para, me futbollistë të rinj, të cilët dëshiron t’u shtojë pak eksperiencë nga ajo e veteranëve në Serinë A. Dhe një prej këtyre “ekspertëve” që ka piketuar, mbetet Berat Gjimshiti.

Pavarësisht afrimeve të fundit në prapavijën e kuqezinjve, mediat pranë klubit insistojnë se Gjimshiti mbetet në listën e dëshirave të drejtuesit sportiv të Milanit që e njeh shumë mirë dhe nuk e ka të vështirë të gjejë gjuhën e përbashkët me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Formula  e transferimit ndërkohë mund të jetë pak më e komplikuar. Tare synon që të përfshijë Gjimshitin në negociatat që po bën me Atalantën për transferimin e Junus Musah te bergamaskët. Amerikani nuk është një titullar për Alegrin dhe kjo ka shtyrë Taren që të nisë bisedën me Atalantën, e cila ka ofruar 25 milionë euro për kartonin e tij.

Milani kërkon 30 mln euro për lojtarin të cilin e bleu pak më shumë se 21 milionë euro dy vite më parë. Ndërkohë, Tare shpreson që të përfshijë në paketën e transferimit edhe kartonin e Gjimshitit, si një element me eksperiencë që mund të bëjë punë në prapavijën e skuadrës kuqezi, e cila ka padyshim nevojë për një lojtar që di të gjitha hilet e zanatit, në këto momente kur po ribëhet nga e para.

berat gjimshiti kapiteni i kombëtares milan

Lini një Përgjigje