TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Gusht 2025, 17:50

Pritet të zyrtarizohet si futbollist i Torinos, ironia e fatit me Asllanin pas firmës me klubin e ri

Shkruar nga Pamfleti

Pritet të zyrtarizohet si futbollist i Torinos, ironia e fatit me Asllanin

Kristjan Asllani pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme si futbollisti i ri i skuadrës së Torinos. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka zgjedhur këtë klub për të vazhduar karrierën e tij pasi i janë plotësuar kërkesat ekonomike, ndryshe nga Bolonja e cila e kishte kërkuar me ngulm në ditët e kaluara.

Asllani do të kryejë vizitat mjekësore dhe pastaj do të vendosë firmën në kontratë, për t’u prezantuar e për të nisur punën nën urdhërat e trajnerit Marko Baroni, i cili ka insistuar ta ketë në ekip mesfushorin kuqezi.

Torinezët shpresojnë ta kenë të gatshëm që për ndeshjen e parë të kampionatit që si për ironi të fatit vendos Asllanin përballë një skuadre që njeh shumë mirë, Interit. Pikërisht këtë të hënë, ndeshja e javës së parë të Serisë A sheh Interin si pritës në “San Siro” ndaj Torinos, me Asllanin i cili ka mundësinë të tregojë në një stadium që e njeh shumë mirë, që ndoshta zikaltrit u gabuan që e lanë të largohej dhe nuk i dhanë shanset që meritonte.

kristjan asllani torino mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje