
Zhoze Murinjo nuk harron dy vitet e gjysmë si trajner i Romës. “Special One” rikthehet të flasë për eksperiencën e tij te skuadra verdhekuqe, e kulmuar me triumfin në Ligën e Konferencës në vitin 2022, në “Arena Kombëtare” të Tiranës.
E nënvizoi këtë kulm të vetin në një intervistë ku rishikoi sukseset profesionale. “Të fitosh Champions League me Porton nuk është e njëjta gjë si ta fitosh me Barcelonën, – tha Murinjo për “Sportybet”. – Ta fitosh Champions League me Interin nuk është e njëjta gjë si ta fitosh me Realin e Madridit.

Dikush mund të thotë: ‘Po mirë, por ti ishe te Reali dhe nuk e fitove Champions League’. Unë nuk fitova Champions League atje, por fitova kampionatin dhe Kupën, mundësova fitoret mbi Barcelonën, skuadrën më të fortë në botë, ndërpreva një cikël dominimi të Barcelonës ndaj Realit të Madridit”.
Mourinjo kujtoi më pas fitimin e Ligës së Konferencës më 25 maj 2022 në Tiranë, në stolin e Romës: “Titulli im i fundit europian (UEFA) me Romën është i pari dhe i vetmi europian i Romës, prandaj në ato që kam bërë nuk ka rëndësi vetëm numri i titujve që kam fituar, por mënyra si i fitova. Jam një nga më të mirët; nëse dikush thotë jo, nuk do të pajtohesha”.
Lini një Përgjigje