TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Gusht 2025, 16:04

Shok skuadre me Qazim Laçin dhe Alen Sherrin, mesfushori merr vendimin drastik

Shkruar nga Pamfleti

Shok skuadre me Qazim Laçin dhe Alen Sherrin, mesfushori merr vendimin

Jakub Jankto ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në mënyrë të papritur. 29-vjeçari e ka njoftuar vendimin e tij përmes rrjeteve sociale, ndërsa e mbyll kështu me Kaljarin në Serinë A.

Jankto gjatë karrierës së tij ishte shok skuadre me dy futbollistë të Kombëtares. Qazim Laçi dhe së fundmi Alen Sherri. Vendimi për t’u larguar nga futbolli i luajtur erdhi pas dëmtimeve të rënda dhe po ashtu përkushtimin që dëshiron të ketë për djalin e tij në Çeki.

Arsyeja është shumë e thjeshtë. Kam pësuar shumë lëndime serioze gjatë gjithë karrierës sime dhe kam dëmtuar plotësisht ligamentet në kyçin e këmbës me një këputje të shkallës së tretë. U përpoqa ta kapërceja, ta kaloja dhimbjen gjatë gjithë vitit, por nuk jam në gjendje të vazhdoj dhe për këtë arsye kam vendosur të tërhiqem nga futbolli.

Arsyeja tjetër kryesore ishte djali im. Ai nuk ishte në gjendje të kalonte shumë kohë me mua. Doja të ndryshoja gjërat. Kemi vetëm një familje dhe doja të isha më afër Pragës. Kjo është arsyeja pse vendosa të kthehesha dhe t’i përkushtohesha atij. Faleminderit të gjithëve që më mbështetën”, shkruan çeku.

jakub jankto mesfushori çek

Lini një Përgjigje