
Kur Shtëpia e Bardhë postoi një fotografi të Presidentit amerikan Donald Trump duke u takuar me udhëheqësit botërorë në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë këtë javë, tifozët e futbollit me sy shqiponje vunë re një copë të papritur argjendi në vendin e tyre të preferuar.
Trofeu i Kupës së Botës për Klube, në të cilën Çelsi mundi PSG-në për ta fituar në korrik në Nju Xhërsi, mund të shihet i ekspozuar, jashtë në zyrën e presidentit në Washington DC.
Imazhi i bëri shumë njerëz në mediat sociale të pyesnin pse ‘trofeu i Çelsit’ ndodhet në një nga zyrat më të rëndësishme në botë disa javë pasi skuadra e Enzo Mareskës e ngriti atë në stadiumin “Metlife”.
Pas finales në korrik, Presidenti Trump tha se i ishte thënë se mund ta mbante trofeun në shenjë mirënjohjeje për Shtetet e Bashkuara që organizuan turneun njëmujor.
“Unë thashë, ‘Kur do ta merrni trofeun’”? [Ata thanë] ‘Nuk do ta marrim kurrë. Mund ta keni përgjithmonë në Zyrën Ovale, ne po bëjmë një të re'”, tha ai në një intervistë me DAZN.
“Dhe në fakt ata bënë një të ri. Pra, kjo ishte mjaft emocionuese, por është në Zyrën Ovale tani”.
Por, sipas FIFA-s, kjo nuk është tamam kështu. Në fakt ekzistojnë tre trofe të Kupës së Botës për Klube.
Versioni origjinal i gdhendur është në Zyrih, Zvicër, në selinë e FIFA-s, siç është zakon me të gjitha trofetë e FIFA-s – përfshirë Kupën e Botës.
Një kopje i përket Çelsit dhe mbajtësit e parakaluan atë gjatë një miqësoreje parasezonale kundër Milanit.
Është versioni i tretë që ndodhet në Zyrën Ovale në “njohje të organizatorëve të jashtëzakonshëm të turneut 2025”, tha FIFA për “BBC Sport”.
Kupa e Botës për Klube, e cila u mbajt në 11 qytete në SHBA, u quajt “gara më e suksesshme e klubeve në botë” nga organizatorët.
Por u kritikua gjithashtu për pjesëmarrjen e ulët – kishte më shumë se një milion vende bosh gjatë turneut – dhe për kushtet e motit dhe cilësinë e fushave në SHBA.
Në një incident të pazakontë, Trump ia dorëzoi Çelsit trofeun, por qendroi në skenë pas prezantimit dhe festoi me lojtarët, të cilët thanë se ishin “pak të hutuar”.
Pas triumfit të Bluve të Londrës, Trump ia dorëzoi trofeun kapitenit të Çelsit, Ris Xhejms, përpara se të ftohej të largohej nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino.
Por Trump qendroi pranë Xhejms dhe portierit Robert Sançez, dhe duartrokiti ndërsa Xhejms ngriti trofeun, duke qendruar në pozicion për disa sekonda përpara se ai dhe Infantino të largoheshin në pjesën e pasme të skenës.
Shtetet e Bashkuara, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën, do të presin së bashku Kupën e Botës për meshkuj 2026 verën e ardhshme.
Lini një Përgjigje