TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Gusht 2025, 19:15

Gjesti i Mauro Ikardit bën xhiron e rrjetit, sulmuesi argjentinas godet me kokë tifozin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gjesti i Mauro Ikardit bën xhiron e rrjetit, sulmuesi argjentinas godet me

Mauro Ikardi ka arritur edhe njëherë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për aftësitë e tij në futboll. Sulmuesi argjentinas i Gallatasarajit u bë protagonist në një episod që tashmë po bën xhiron e rrjeti, pasi goditi një tifoz të ekipit me shuplakë në një aktivitet publik.

Incidenti ndodhi para dhjetëra kamerave dhe shumë fëmijëve që nxituan t'i kërkonin një autograf, me Ikardin që e shtyu tifozin që iu afrua, pa u ditur se çfarë i tha.

Siç shihet nga videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, sulmuesi nuk tha asnjë fjalë pas incidentit, përkundrazi, ai u largua i zemëruar me partneren e tij.

Veprimi i Ikardit shkaktoi trazira në Turqi, me mediat lokale që pyesin nëse ky ishte vetëm një shpërthim apo një shenjë se argjentinasi e ka humbur plotësisht kontrollin.

Megjithatë, ende nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga skuadra turke.

 

mauro ikardi sulmuesi argjentinas

Lini një Përgjigje