TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Gusht 2025, 18:20

Skuadrat e Serisë A hidhen në sulm për Shpendin në fundin e merkatos, reagon trajneri i Çezenës

Shkruar nga Pamfleti

Skuadrat e Serisë A hidhen në sulm për Shpendin në fundin e

Kristian Shpendi dukej i destinuar që të qendronte në radhët e Çezenës edhe në këtë edicion në Serinë B. Por situatat e fundit të merkatos në Serinë A, kanë shtyrë klubet e elitës të vihen pas tij. Largimi i Krstoviç nga Leçe dhe i Pikolit nga Kaljari, ka bërë që të dy klubet të marrin në konsideratë sulmuesin shqiptar si përforcim për merkaton.

Bisedimet sapo kanë filluar por në prag të startit të Serisë B, e ardhmja e Shpendit duket e paqartë në këto momente. Këtë e përsëriti sot para mediave edhe trajneri i Çezenës, Mikele Minjani.

Është e qartë që shpresoj që të mos largohet kurrë një lojtar me potencialin që ka ai, por në fund duhet të jemi të sinqertë: nëse do të shfaqej mundësia që ta ndihmonim që të fluturonte, do të ishte e drejtë që ai të përfitonte nga situata”, tha trajneri, duke lënë të kuptohet se qendrimi apo largimi do të jetë në dorën e sulmuesit shqiptar nëse mbërrin oferta e duhur për të.

kristian shpendi sulmuesi shqiptar çezena

Lini një Përgjigje