TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Gusht 2025, 20:11

Skandal në shortin e Kupës së Rumanisë, pamjet pushtojnë rrjetin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në shortin e Kupës së Rumanisë, pamjet

Kupa e Rumanisë në futboll ka bërë bujë në rrjetet sociale që në turet e para të saj, ose më saktësisht, që në shortin që është hedhur këtë të martë për të përcaktuar çiftet, pasi një moment i veçantë ka bërë që të shpërthejnë akuzat për trukime krejtësisht të dukshme.

Goglat kanë caktuar çiftin Korvinul-Farul, por pikërisht zgjedhja e ekipit të Korvinul nga personi që tërhiqte goglat ka bërë shumë bujë. Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Federatës Rumune, Gabriel Bodesku, akuzohet se ka zgjedhur me dashje Korvinul.

Pamjet tregojnë se ai fillimisht vendosi emrin e  kësaj skuadre të fundit duke fiksuar mirë goglën. Më pas, gjatë shortit, ajo është e vetmja gogël që ai nuk lëviz, duke e mbajtur të dukshme dhe hapur në fund.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe tifozët nuk kanë dyshime që shorti i Kupës ka qenë plotësisht i manipuluar sipas interesave të veçanta nga drejtuesi i Federatës Rumune.

kupa e rumanisë shorti

Lini një Përgjigje