TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Gusht 2025, 22:18

Dinamo e Ilir Dajës merr leksione nga polakët e Jagiellonia, Bluve i duhet mrekullia për grupet e Ligës së Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo e Ilir Dajës merr leksione nga polakët e Jagiellonia, Bluve i

Dinamo është mposhtur nga Jagiellonia në transfertë, në sfidën e parë të fazës “play-off” të Ligës së Konferencës. Sfida e zhvilluar në Poloni, përfundoi 3-0 në favor të vendasve.

Golat për Jagiellonian u shënuan nga Imaz, Paululu dhe Uojtushek. Ndërkohë që Dinamo e Ilir Dajës tregoi shumë “përgjumje” në fazën mbrojtëse, sidomos në dy golat e parë.

4 minutat shtesë nuk prodhuan asgjë, me rezultatin që mbeti i njëjtë deri në fund.

Megjithatë, shpresa vdes e fundit për dinamovitët. Këta të fundit do të provojnë “gjithçka për gjithçka” një javë më pas, pra më 28 gusht, kur do të jenë pritës për të luajtur sfidën e kthimit në "Air Albania".

dinamo jagiellonia liga e konferencës

Lini një Përgjigje