
Sulmuesi shqiptar, Dejvi Bregu ka shënuar golin e parë me skuadrën e re në Turqi. Ai kaloi në avantazh ekipin e tij nga pika e bardhë e penalltisë. Bregut iu besua topi dhe në minutën e 59 nuk zhgënjeu duke shënuar gol.
Umraniespor është duke udhëhequr me rezultatin 2-1 në Ligën e Parë Turke. Kujtojmë që tek ekipi kundërshtar, Manisa, drejtor sportiv është Nderim Nexhpi, i cili më parë ka pasur të njëjtin funksion edhe tek Kukësi dhe Ballkani.
Lini një Përgjigje