TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2023, 16:13

Kukësi fiton derbin e veriut me Laçin dhe i largohet fundit, Stavri Nica “hakmerret” ndaj kurbinasve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kukësi fiton derbin e veriut me Laçin dhe i largohet fundit, Stavri

Kukësi ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e javës së 9 ndaj Laçit, për t’iu larguar fundit të tabelës së klasifikimit. Verilindorët kanë mposhtur kurbinasit me shifrat 1-0 duke ndaluar këta të fundit që të barazonin përkohësisht Egnatian në kreun e renditjes. 

Ndeshja ishte e ekuilibruar, me pak raste nga të dy skuadrat në pjesën e parë të sfidës, pasi mbrojtjet ishin shumë të kujdesshme për të mos lejuar hapësira. Goli i vendasve erdhi vetëm në pjesën e dytë me Abdou, i cili shfrytëzoi më së miri shansin e parë që iu shfaq sapo u fut në fushën e lojës. 

Më pas, verilindorët ishin të kujdesshëm në prapavijë, teksa tentuan me kundërsulme edhe të mbyllnin ndeshjen, duke krijuar e shpërdoruar raste të njëpasnjëshme para Dajsinanit. 

Gjithsesi, në fund edhe ai gol i vetëm u mjaftoi për tre pikët, të cilat i largojnë për momentin nga fundi i renditjes së kampionatit ku kanë qenë gjatë javëve të fundit.

kukësi laçi abissnet superiore

Lini një Përgjigje