TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2023, 15:47

Vllaznia në zi, vajza e drejtorit të akademisë ndërron jetë

Shkruar nga Pamfleti

Vllaznia në zi, vajza e drejtorit të akademisë ndërron

Klubi i Vllaznisë është në zi pas ndarjes së parakohshme nga jeta të vajzës së Alban Hasanit, Vesës. 

Prej kohësh vajza e drejtorit të Akademisë së Futbollit Vllaznia dhe ish-futbollistit luftonte me një sëmundje, teksa ditën e djeshme trajneri Memelli zgjodhi të mos prononcohej për mediat pas fitores me Skënderbeun për këtë arsye. 

Lajmin e ka bërë të ditur klubi shkodran me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Mbarë komuniteti i futbollit shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të Vesës – vajzës së mikut, kolegut tonë Alban Hasanit. Fjalët janë të tepërta në këto momente trishtimi , por i lutemi Zotit që ta forcojë familjen dhe shpirti i saj të prehet në paqe”. 


 
 

alban hasani drejtori i akademisë së vllaznisë skuadra shkodrane

Lini një Përgjigje