
Lacio ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në fushën e Sasuolos mbrëmjen e sotme, ndeshje e vlefshme për javën e 9 të Serisë A.
Gjithçka u vendos në pjesën e parë në ndeshjen e luajtur në “Mapei Stadium”.
Bardhekaltrit zhbllokuan rezultatin me Felipe Anderson në minutën e 28 dhe dyfishuan avantazhin me Luis Alberton në minutën e 35. Në të dy rastet, mbrojtja vendase la shumë për të dëshiruar.
Sasuolo pati një shans për t’u kthyer në lojë në minutën e 62, kur arbitri ka ndëshkuar me karton të kuq portierin Provedel për një pritje të bërë jashtë zonës së rreptësisë.
Megjithatë, kartoni i kuq u hoq, pasi imazhet e VAR-it treguan se portieri e kishte kapur topin brenda vijave të zonës së rreptësisë.
Kjo fitore e afron Lacion me zonën europiane të renditjes, ndërsa Sasuolo mbetet në vendinn e 13 me 10 pikë.
Lini një Përgjigje