TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Tetor 2023, 20:40

Bajerni i ushtron presion skuadrave të kreut, një shqiptar shkëlqen ndaj kampionëve

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni i ushtron presion skuadrave të kreut, një shqiptar

Bajerni i Mynihut nuk fali në duelin e javës së tetë të Bundesligës, duke mposhtur me rezultatin 1-3 Mainzin, në një takim të dominuar nga kampionati në fuqi të Gjermanisë, të cilët i ushtrojnë presion Leverkusenit të vendit të parë dhe Shtutgartit të vendit të dytë. 

Për sa i përket ndeshjes, Koman dhe Kejn arritën të shënonin dy gola të shpejtë për bavarezët në minutat 11 dhe 16, ndërkohë që Caci hapi përkohesisht shifrat në minutën e 43. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-2, teksa për të vulosur sfidën mendoi Gorecka në minutën e 59. 

Ky ishte suksesi i gjashtë në 8 javë për Bajernin, që sfidën e radhës e luan në shtëpi ndaj Darmshtadit të Gjasulës. Vlen të theksohet fakti se te skuadra e Maincit u aktivizua titullar futbollisti me origjinë shqiptare, Gruda, i cili rezulton lojtari me notën më të lartë te Mainci. Sipas “Flashscore”, paraqitja e Grudës u vlerësua me 7.4. Askush më mirë se ai.

bajerni i mynihut mainc bundesliga

Lini një Përgjigje