TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Tetor 2023, 17:58

Plas keq në stadiumin “Skënderbeu”, presidenti Ardjan Takaj dhe i djali i tij goditen me grusht

Shkruar nga Pamfleti

Plas keq në stadiumin “Skënderbeu”, presidenti Ardjan

Minutat e para të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Vllaznisë në stadiumin ”Skënderbeu” në Korçë janë parë të zhvillohet një ngjarje e turpshme në tribunën VIP, ku ulen drejtuesit dhe personalitete të skuadrave.

Një person ka debatuar dhe pastaj ka goditur me grusht presidentin e skuadrës korçare, Ardjan Takaj, duke shkaktuar jo pak kaos në ato momente.

Personi në fjalë është prind i një prej lojtarëve të akademisë së Skënderbeut dhe kjo ka qenë arsyeja e zenkës mes tyre, në të cilën ka ndërhyrë edhe djali i presidentit të korçarëve, i cili është goditur gjithashtu në momentet e kaosit.

Ndërhyrja e të pranishmëve dhe policisë në stadium ka sjellë qetësimin e situatës, teksa është shoqëruar jashtë autori i kësaj ngjarje.

 

ardjan takaj presidenti i skënderbeut

Lini një Përgjigje