
Legjenda e Mançester Junajtid, Sër Bobi Charlton është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 86-vjeçare. Ai ishte një nga pikat kyçe të kombëtares së Anglisë në vitin 1966, kur “3 luanët” fituan të vetme Kupë Bote në historinë etyre.
Anglezi më i fortë ndonjëherë? I lindur në Ashington më 11 tetor 1937, Bobi Çarlton konsiderohet nga shumë njerëz si lojtari më i madh anglez i të gjitha kohërave.
I rritur në sistemin e të rinjve të Mançester Junajtid, ai veshi fanelën e “Djajve të Kuq” pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij, për gjithsej 758 paraqitje dhe realizoi 249 gola.
106 paraqitje për kombëtaren angleze, shoqëruar me 49 gola e bëjnë atë golashënuesin e tretë më të mirë ndonjëherë me përfaqësuesen e “Tre Luanëve”.
Anglezi i dytë që fiton Topin e Artë. I aftë për të fituar tre herë Premier Ligën dhe një herë Kupën e Kampionëve, padyshim me Mançetser Junajtid, Bobi Çarlton ishte ndër protagonistët absolutë të Kupës së Botës të fituar në shtëpi nga Anglia në vitin 1966, të njëjtin vit në të cilin ai u bë futbollisti i dytë anglez që fitoi “Topin e Artë” pas Stanlei Metjus.
Pas lamtumirës së tij nga futbolli i luajtur, Çarlton filloi një karrierë si drejtues, duke u kthyer tek Junajtid në 1984, duke mbajtur një pozicion drejtuesi deri në ardhjen e familjes Glazer në fillim të viteve 2010. I sëmurë prej kohësh, ai ishte lojtari i fundit i Mançester Junajtid që i mbijetoi rrëzimit të avionit të vitit 1958.
Lini një Përgjigje