TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Tetor 2023, 16:12

Mesfushori shqiptar i “shtang” të gjithë në Gjermani, realizon supergol nga gjysmëfusha e tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori shqiptar i “shtang” të gjithë në Gjermani,

Florent Muslija ishte protagonist absolut në sfidën mes Paderbornit dhe St. Paulit në Bundesliga 2, me mesfushorin e Kosovës që realizoi një supergol nga gjysmëfusha e tij.

Ishte vetëm minuta e 8 e ndeshjes, kur Muslija pa një dalje të portierit nga porta dhe provoi me një gjuajtje nga më shumë se 50 metra për të shtangur rivalët, me topin që përfundoi në rrjetë.

Një gol që mori vëmendjen e Gjermanisë, që edhe pse me rezultatin përfundimtar që shënoi 2-2, sërish për Muslijën ai gol vlen sa një fitore.

florent muslija mesfushori shqiptar paderborn

Lini një Përgjigje