TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Tetor 2023, 15:49

Liverpuli fiton derbin dhe nxjerr skuadrën e Klop nga kriza, super Salah “kërcënon” Haland

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli fiton derbin dhe nxjerr skuadrën e Klop nga kriza, super Salah

Liverpuli u është kthyer përsëri fitoreve në kampionat, duke triumfuar në derbin ndaj Evertonit për të mbajtur hapin e skuadrave pretendente për titullin.

Derbi si gjithmonë është një nga sfidat më të përjetuara, ku gabimet kushtojnë shtrenjtë dhe kështu mund të thuhet për ato të Eshli Jang, i cili u ndëshkua dy herë me karton të verdhë në pjesën e parë dhe la skuadrën me 10 lojtarë që në minutën e 37. Kjo ia bëri më të thjeshtë lojën Liverpulit që dominoi e krijoi raste të njëpasnjëshme.

Episodi që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 75.

Kin shkaktoi penallti pas një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë dhe te pika e bardhë u paraqit Mohamed Salah, i cili u tregua i saktë.

Në fundin e ndeshjes erdhi edhe goli i dytë për vendasit. Përsëri, autori i golit ishte Salah, i cili mori një asist të bukur nga Nunez.

Ecuri e jashtëzakonshme nga egjiptiani, i cili ka shënuar ose ka dhënë një asist në 13 ndeshjet e fundit të Premier Ligë të luajtura në “Anfield Road” (14 gola, 3 asiste).

Salah ka shkuar në kuotën e 7 golave në këtë sezon të kampionatit anglez, vetëm një larg kryesuesit Haland, që do të zbresë në fushë pas pak kundër Brajtonit.

 

liverpul everton premier liga

Lini një Përgjigje