TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Tetor 2023, 15:26

FIFA vlerëson suksesin e kombëtares, Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s

Shkruar nga Pamfleti

FIFA vlerëson suksesin e kombëtares, Shqipëria ngjitet në

Shqipërisë i duhet vetëm një pikë për të siguruar biletëm për në Gjermani, por kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo kërkojnë 6 pikë të plota për t’u kualifikuar si kokë grupi dhe për të thyer rekordin e pikëve.

Paraqitjet fantastike të Shqipërisë në tetor pritet të kenë efekt të menjëhershëm edhe në klasifikimin mujor të publikuar nga FIFA. Dy fitoret, kundër Republikës Çeke dhe Bullgarisë, pritet të ngjisin kuqezinjtë në renditje.

Aktualisht, Shqipëria pozicionohet në vendin e 62, por në klasifikimin për këtë muaj, që do të bëhet publik nga FIFA më 26 tetor, “shqiponjat” pritet të renditet në vendin e 59, duke fituar në këtë mënyrë edhe tre pozicione të tjera.

Shqipëria ka në dispozicion edhe dy sfida në kualifikueset e “EURO 2024”, kundër Moldavisë në transfertë dhe kundër Ishujve Faroe në “Air Albania”, dy sfida që vlejnë shumë. Për këtë arsye trajneri Silvinjo po përpiqet gjatë gjithë kohës të mbajë ambientin me “këmbë në tokë”.

Është shumë e rëndësishme që kuqezinjtë ta mbyllin në vendin e parë, pasi dy fitore të mundshme do të na vendosnin në një pozicion me komod gjatë hedhjes së shortit të Evropianit, minimalisht do të ishim në vazon e dytë.

shqipëria fifa

Lini një Përgjigje