
Anglia siguroi kualifikimin në kampionatin europian të vitit të ardhshëm me dy ndeshje të mbetura, dhe festoi arritjen në një stil po aq mbresëlënës të martën mbrëma.
Markus Rashford dhe Herri Kejn realizuan përmbysjen, teksa Anglia shënoi tri herë për ta mposhtur Italinë 3-1 në “Wembley” dhe për të larguar disa nga fantazmat nga humbja e tyre në finalen e vitit 2021. “The Sun” raportoi se disa emra të mëdhenj, duke përfshirë Xhud Bellingamin e Realit, Xhejms Medisonin e Totenhemit dhe Trent Aleksander-Arnoldin e Liverpulit u panë të hynin në një klub nate luksoz në Londër dhe festuan nën shoqërinë e alkoolit.Fatura në total shkoi në 35 mijë paund. Mbrojtësi i dëmtuar i Junajtidit, Ljuk Shou dhe Xhek Grilish ishin gjithashtu në mesin e grupit, të cilëve iu bashkuan një numër i të ftuarve të famshëm në “Mayfair’s Tape”, ndërsa Herri Kejn ndërkohë thuhet se nuk shihej askund.
Në çdo tavolinë fatura shkoi mesatarisht 2 mijë paund. Disa nga artikujt më të shtrenjtë në menynë e pijeve përfshijnë një shishe shampanjë “Armand de Brignac Ace of Spades” (650 £), një “Dom Perignon Vintage Luminous” (1,050 £) dhe një vodka “Jeroboam Belvedere” (1.300 £).
Por një nga personat e pranishëm i tha tabloidit se askush nuk e teproi me alkoolin, me lojtarët që kishin marrë udhëzime se nuk duhej të abuzonin duke qenë se sezoni rinis këtë fundjavë.
Lini një Përgjigje