
Mes emrave të publikuar në media si pjesëmarrës në baste të vendosura në platforma ilegale, përveç Faxhiolit e Tonalit ishte edhe emri i Nikolo Zaniolos.
Sulmuesi që luan në Premier Ligë me Aston Vilën, pasi mësoi se miku i tij Sandro Tonali qendroi për tre orë në Prokurori duke shpjeguar me detaje përfshirjen e tij në baste, ngriti me shqetësim pyetjen nëse edhe ai do të përjetonte të njëjtën procedurë apo edhe më keq.
“Po mua do të më arrestoni?”, pyet i shqetësuar sulmuesi anësor
Megjithatë, vështirë se drejtësia të mbërrijë deri në këtë pikë, teksa për heroin e Romës në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë nuk ka ende asnjë provë se është përfshirë në baste futbolli. Siç e ka deklaruar edhe vetë, preferenca e tij kanë qenë pokeri dhe black jacku-u.
Lini një Përgjigje