TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Tetor 2023, 16:36

Merret vendimi që i mbyll karrierën Papu Gomez, argjentinasi pezullohet 2 vite nga futbolli për doping

Shkruar nga Pamfleti

Merret vendimi që i mbyll karrierën Papu Gomez, argjentinasi

A ka përfunduar akoma pa filluar aventura e Papu Gomez te Monza? Agjencia spanjolle antidoping njoftoi pezullimin e tij 2-vjeçar për një substancë të ndaluar të gjetur në një test të kryer në nëntor të vitit 2022, pak para Kupës së Botës. Klubi më pas punoi që situata të mos sfidohej menjëherë, duke shtyrë për një kohë të gjatë, pra deri më sot, që sanksioni i dalë prej gjykimit të mos zbatohej.

Versioni i futbollistit është se ka marrë një shurup, që në fakt ishte menduar për djalin e tij, por pa u konsultuar me klubin. “Ignorantia legis non excusant”, do të thoshin latinët, domethënë, Gomez duhet të ishte informuar para se të merrte shurupin.

Situata ishte e njohur prej muajsh si nga lojtari, nga rrethi i tij dhe nga Sevija, por është thuajse e sigurt që Monza dinte edhe për “Shpatën e Damokleut” që i varej mbi kokë. Kjo ishte edhe arsyeja pse Sevija dhe Gomez vendosën ta ndërpresin kontratën e shtrenjtë, rreth 3.3 milionë euro, të cilës i kishte mbetur edhe një vit për të përfunduar.

Kjo ishte dhe arsyeja që Gomez nuk donte të rikthehej në Itali, duke e ditur fare mirë se mund të skualifikohej. Galiani bëri gjithçka për ta bindur dhe në fund ia doli, por tani duhet të apelojë dhe të shpresojë që të paktën të ulet sanksioni.

papu gomez futbollisti argjentina monza

Lini një Përgjigje