TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Tetor 2023, 18:45

“Dy lojtarë i veçoj nga të tjerët, ja çfarë ndodhi me Brojën”, Duka vendos notat dhe zbulon premion e FSHF për kualifikimin e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

“Dy lojtarë i veçoj nga të tjerët, ja

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, në një intervistë ekskluzive për News24, për emisionin Sport News të moderuar nga Trevisa Tufa, foli pas sfidave të tetorit, rrëfeu emocionet e tij, ndërsa zbuloi edhe prapaskenat e ndodhura në “Air Albania” gjatë ndeshjes me Republikën Çeke ku protagonistë ishin edhe kryeministri Rama dhe Albin Kurti. Duka preku të gjithë temat kryesore, nga efekti Sylvinho e deri tek yjet kuqezi:

-Duka, posti i zëvendës presidentit të UEFA-s të ka ndryshuar pak, tani je më papërmbajtshëm në dhomat e zhveshjes, të kemi parë në një version ultras, duke festuar pafund me lojtarët dhe stafin, kaq emocione të forta ke përjetuar këtë periudhë….

E para, të jesh tifoz i Kombëtares shqiptare të jep shumë emocione, të bën të papërmbajtur, aq më shumë të jesh në detyrën e presidentit, e shton edhe më shumë kënaqësinë, apo emocionin që dhuron një ndeshje futbolli. Ajo që ka dhuruar ekipi Kombëtar ka qenë me të vërtetë fantastike, kundër kundërshtarë shumë të fortë. Po dëgjoja në media rekordet që kemi thyer, vetëm këto të dëgjosh aq i madh është gëzimi, aq më shumë kur e mendon se do të shkosh në një kompeticion kaq të madh sa “Euro2024”. Ka qenë legjitim gëzimi, jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët. Mendoj se ka qenë tema kryesore e diskutimit në të gjithë muajin tetor.

-Të kemi parë në lot, duke përqafuar këdo, duket sikur po e përjetoni pak më shumë këtë kualifikim për në Evropian, çfarë e bën ndryshe nga “Euro2016”?

Nuk besoj se janë të krahasueshme, janë të dyja të bukura. Ka qenë shumë emocionuese edhe kualifikimi në Euro2016, pasi ka qenë për herë të parë në historinë e Shqipërisë, por në këto kualifikuese kemi qenë më shumë bindës. Kemi bërë rezultate fantastike, kemi humbur vetëm një ndeshje, ndeshjen e parë, mbase edhe atë nuk duhet ta humbnim, kemi barazuar një dhe kemi fituar të tjerat.

Paraqitja e ekipit ka qenë më të vërtetë shumë bindëse, gola shumë të bukur, spektakël, spektakël në shkallet e stadiumin, në një stadium edhe më të bukur se në 2016, pra çdo gjë është pak më e bukur, por nuk e zbeh kënaqësinë dhe mocionin që na ka dhuruar 2016. Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm që ta shijojmë, por që ta shijojmë duhet të marrim edhe një pikë, por për ta marrë atë pikë nuk është e lehtë.

Festa për skuadrën besoj se ka përfunduar, jam i bindur që skuadra e kupton që nuk ka vend për festë, festa është pasi ta marrim atë pikë, pra duhet të kthemi me këmbë në tokë. Nuk shkojmë me matematikë as në Moldavi e as kundër Ishujve Faroe, por duhet të shkojmë për t’i fituar të dyja ndeshjet, për të qenë në një pozicionim më të mirë, për të qenë të parët e grupit, për të qenë në një pozicion më të mirë në short dhe pse jo në renditjen e FIFA-s.

-Pasi morët mbi 300 mijë kërkesa për biletë për sfidën me Republikën Çeke, a jeni bërë pishman që nuk ndërtuat një stadium më të madh në kryeqytet, a keni një plan B, mbase mund ta diskutoni edhe me Ramën…

Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur qe kemi atë stadium. Padyshim që në ndeshje të tilla nuik do të ishte i mjaftueshëm as dyfishi i atij stadiumi, por duket parë zhvillimet, mundësitë, kemi mjaftueshëm stadiumin “Air Albania”. Unë uroj që kjo skuadër të shkojë akoma më lart dhe pse jo në të ardhmen të bëjmë një stadium edhe më të madh, sepse tifozët afrohen më shumë kur ka rezultate më të mirë, por në asnjë moment nuk jam penduar, jam shumë i gëzuar për stadiumin që kemi.

-Flitet për një premio prej 4.5 mln euro për lojtarët dhe stafin, është e vërtetë, po Rama të ka premtuar diçka, se pasaportat diplomatike i morëm një herë…?

Ne që në fillim, çdo edicion, përcaktojmë premio. Brenda këtij vendimi do të jetë edhe për Evropian, edhe për stafin është e kontraktuar premio. Edhe Qeveria do të kontribuojë në këtë shumë. Ka pasur një kontribut edhe në fund të vitit të kaluar për kontratën e trajnerit, besoj do të ketë sërish një premio nga qeveria për stafin, nëse do t’i ndajmë kështu.

 

armand duka presidenti i fshf

Lini një Përgjigje