
Napoli ka mundur 3-1 Veronën në transfertë në javën e nëntë të Serisë A dhe është kthyer te fitorja pas humbjes 3-1 të pësuar dy javë më parë kundër Fiorentinës në shtëpi.
Skuadra e Garsias ka siguruar tri pikët që në 45 minutat e para, të mbyllura në avantazh me rezultatin 2-0.
Ishte Politano që zhbllokoi ndeshjën në “Bentegodi” në minutën e 27 dhe Kvaratskhelia dyfishoi avantazhitn në minutën e 43.
Kvara ishte protagonist edhe në 45 minutat e dyta. Sulmuesi realizoi golin e tretë për skuadrën e tij në minutën e 55 pas një kundërsulmi të shpejtë.
Në minutën e 60 erdhi goli i nderit për miqtë, i shënuar nga Lazoviç.
Me këtë fitore, kampionët në fuqi të Italisë kapin përkohësisht në renditje Juventusin dhe Fiorentinën, ndërsa Verona mbetet në vendin e 16.
Lini një Përgjigje