
Interi ka mundur 3-0 Torinon në javën e 9 të Serisë A dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e parë të renditjes.
Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, sfida e luajtur në Torino u zhbllokua në pjesën e dytë.
Ishte Turam që kaloi në avantazh zikaltrit në minutën e 59 me një goditje të zgjuar.
Pak minuta më vonë, në minutën e 67, Lautaro Martinez dyfishoi avantazhin e zikaltërve dhe fiksoi shifrat në 2-0.
Argjentinasi është një nga dy lojtarët e pesë kampionateve kryesore të Europës që ka shënuar më shumë se 10 gola në këtë sezon: 11, më pak vetëm se Serhu Girasi.
Në fundin e ndeshjes, në minutën e 94, erdhi edhe goli i tretë për ekipin e Inzagit, i shënuar me penallti nga Çalhanoglu.
Lini një Përgjigje