
Mançester Siti ka mundur 2-1 Barajtonin në javën e nëntë të Premier Ligës dhe është kthyer përkohësisht në vendin e parë të renditjes.
Shtatë minuta i kanë mjaftuar ekipit të Pep Guardiolës për të zhbllokuar ndeshjen dhe për të kaluar në avantazh me Alvarez.
12 minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi i avantazhit me Haland. Norvegjezi, i cili nuk shënonte prej dy ndeshjesh në kampionat, befasoi portierin kundërshtar me një predhë nga jashtë zone.
Reagimi i skuadrës së De Zerbit erdhi në minutën e 73, me Ansu Fati që ngushtoi diferencat në 2-1 pas vetëm shtatë minutash që ishte futur në fushë në vend të Zhoao Pedros.
Në minutat e fundit, Siti me dhjetë lojtarë pas kastonit të kuq të marrë nga Akanzhi, por kampionët në fuqi arritën të mbronin avantazhin dhe të marrin tri pikët.
Fitore bindëse për Njukasëllin. Bardhezinjtë kanë mundur 4-0 në shtëpi skuadrën e Kristal Palas dhe janë ngjitur përkohësisht në vendin e pesë të renditjes. Mërfi në minutën e 4, Gordon në minutën e 44, Longstaf në fundin e pjesës së parë dhe Uillson në minutën e 66 ishin autorët e golave.
Në fushë edhe Sandro Tonali, i aktivizuar në minutën e 69 në vend të Guimaraes. Mesfushori italian është në qendër të skandalit të basteve që ka tronditur futbollin italian dhe rrezikon një skualifikim të gjatë.
Fitore edhe për Ullverhempton dhe Brentfordin, që mposhtën respektivisht Bërnmuthin dhe Bërnlin. Barazim 2-2 mes Notingham Forest dhe Lutonit.
Lini një Përgjigje