
Futbolli anglez është në zi, pasi ditën e sotme legjenda e Mançester Junajtid, Bobi Çarlton u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare. “Ikona” e njohur mbylli sytë një herë e përgjithmonë, teksa kanë qenë familjarët që kanë njoftuar gjithçka.
Por kush ishte Çarlton? Ai lindi në Ashington, Northumberland England. Bobi u evidentua te të rinjtë e Mançester Junajtid për të kaluar më pas tek ekipi i parë.
Në skuadra të ndryshme angleze, si Çelsi, Arsenal apo Mançester Junajtid luajti 507 ndeshje, ku shënoi 166 gola. Në FA Cup, Çarlton u paraqit në 30 ndeshje dhe realizoi 11 gola.
Gjithashtu, nuk mund të lihet pa përmendur edhe kombëtarja e Anglisë. 4 ndeshje me ekipin U-17, ku “tundi rrjetën” 5 herë. Në skuadrën e parë të “3 luanëve”, statistikat flasin vetë, 106 ndeshje dhe 49 gola.
Çarlton, në fitoren e Anglisë në Kupën e Botës 1966 ishte një nga më të mirët.
Anglezi i dytë që fiton Topin e Artë. I aftë për të fituar tre herë Premier Ligën dhe një herë Kupën e Kampionëve, padyshim me Mançester Junajtid, Bobi Çarlton ishte ndër protagonistët absolutë të Kupës së Botës të fituar në shtëpi nga Anglia në vitin 1966, të njëjtin vit në të cilin ai u bë futbollisti i dytë anglez që fitoi “Topin e Artë” pas Stanli Metjus.
Pas lamtumirës së tij nga futbolli i luajtur, Çarlton filloi një karrierë si drejtues, duke u kthyer te Junajtid në vitin 1984, duke mbajtur një pozicion drejtuesi deri në ardhjen e familjes Glazer në fillim të viteve 2010. I sëmurë prej kohësh, ai ishte njeriu që i shpëtoi tragjedisë së Mynihut në vitin 1958 dhe më pas shkruajti kapituj të lavdishëm në “Old Trafford” dhe Premier Ligë, por edhe me “Tre Luanët”.
Futbolli anglez kështu humbet një nga më të mirët, por ajo që ka bërë futbollisti në fjalë do të mbetet përherë në zemrat e gjithë tifozëve të këtij kampionati.
Lini një Përgjigje