
Sevilja e Serxhio Ramos, i dha fund një serie prej katër humbjesh të njëpasnjëshme në shtëpi ndaj Realit të Madridit, teksa mbrëmjen e sotme regjistroi një barazim 1-1 në “Ramon Sanchez-Pizjuan”.
Ndeshja e parë e trajnerit Diego Alonso në krye të kampionëve të Europa Ligë i pa vendasit të bëhen vetëm skuadra e dytë për të ndalur Realin në këtë sezon.
Për sa i përket ndeshjes, Valverde shënoi fillimisht në minutën e katërt, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Kësisoj pjesa e parë u mbyll me shifrat e bardha. Në minutën e 74, ishte Alaba që me autogolin e shkaktuar i dha avantazhin Sevijas, teksa për golin e barazimit mendoi Karvajal në minutën e 78.
Pavarësisht përpjekjeve, as Sevija dhe as Reali nuk arritën të shënonin. Vlen të theksohet fakti se titullar te vendasit ishte dhe Serxho Ramos, që u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 78.
Lini një Përgjigje