
Shumë futbollistë të Kombëtares ditën e sotme kanë bërë urimet e tyre për Pavarësinë e Shqipërisë. Dita e sotme, 28 Nëntori është ditë historike dhe e veçantë për të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët.





Sot festohet 113-vjetori i Ditës së Pavarësisë dhe postime nga më të ndryshmet janë bërë nga liderët kuqezi. Duke filluar që nga Mirlind Daku që ishte i pari, për të vazhduar më pas me Taulant Seferin, Berat Gjimshitin, Alen Sherrin, Juljan Shehun, Ylber Ramadanin, Rei Manajn, Mario Mitajn, Nazmi Gripshin apo dhe Klisman Caken.






Lini një Përgjigje