TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Nëntor 2025, 22:56

Derbi i shqiptarëve i takon Dritës, skuadra kosovare mposht Shkëndijën e Tetovës dhe është shumë afër historisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Derbi i shqiptarëve i takon Dritës, skuadra kosovare mposht

Derbi i shqiptarëve në Ligën e Konferencës i takon Dritës. Skuadra kosovare ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Shkëndijën e Tetovës dhe është shumë pranë kualifikimit për herë të parë në historinë e tyre në raundin e 1/16.

Arb Manaj ishte heroi i ekipit të drejtuarnga Zekerija Ramadani me golin e realizuar në minutën e 21.

Pas një harkimi të Besnik Krasniqit, Manaj me një vollej të lehtë mposhti portierin mysafir për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij. Drita ishte më mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes, ku ndërtuan edhe disa aksione, por larg finalizimit.


Ndërkohë, Shkëndija tentoi me disa kundërsulme, por gjithashtu nuk patën ndonjë rast ku rrezikuan portën e Faton Malokut. Atmosfera në “Fadil Vokrri” ishte e shkëlqyer, ku si tifozët e Dritës “Intelektualët” ashtu edhe “Ballistët” e Shkëndijës nuk ndalën këngën.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në vendin e 8 me 8 pikë, ndërsa Shkëndija e Tetovës mban vendin e 25 me 4 pikë.

drita shkëndija e tetovës liga e konferencës

Lini një Përgjigje