
Edi Martini do të kthehet të drejtojë q ënë ndeshjen e kësaj jave ndaj Teutës në kampionat. Këtë e ka konfirmuar sot Komisioni i Disiplinës në FSHF, i cili bëri të ditur se trajneri i shkodranëve ka paguar gjobën për pezullimin dyjavor duke shlyer gjysmën për të bërë të mundur kthimin e tij në pankinën e Vllaznisë.
Ndërkohë, është ndëshkuar Partizani me një gjobë të majme për fishekzjarrët në stadium, ndërsa është dënuar me 10 ndeshje drejtori i Elbasanit, Elton Guranjaku, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Ajo që binte në sy në dënimet e publikuara sot, ishte një i veçantë që i referohej një tifozi i cili është përjashtuar përgjithmonë nga stadiumet pas ngjarjeve në ndeshjen Partizani-Vllaznia.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 27.11.2025:
1- FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
2- Zyrtari i AF Elbasani, Elton Guranjaku, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
3- Zyrtari i KF Laçi, Kleo Laska, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
4- AF Luftëtari, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
5- Zyrtari i KF Naftëtari, Eldison Kapo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
6- Zyrtari i KF Gramshi, Andrit Bici, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
7- Lojtari i Adriatiku, Ernest Gjoka, për sulm ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
8- Lojtari i KF Vora U-18, Ergi Lushaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
9- Zyrtari i KF Skënderbeu U-18, Entjel Bilo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
10- Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vllaznia, Edi Martini, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
11-Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Enrik Agolli, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Vendimi nr. 13 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 27.11.2025
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” FK Partizani-KF Vllaznia të zhvilluar më datë 23.11.2025 ora 16:30 në Kompleksin Partizani, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE
VENDOSI:
1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe shtetasit Artur Xhemal Alibashi.
2. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
3. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.
Lini një Përgjigje