TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Nëntor 2025, 15:56

Sarri e la jashtë listës së ekipit, Hysaj pritet të largohet nga Lacio në merkaton e janarit

Shkruar nga Pamfleti

Sarri e la jashtë listës së ekipit, Hysaj pritet të largohet

Në skuadrën e Lacios, në prag të sfidës ndaj Milanit të shtunën në “San Siro” ka patur zhvillime të rëndësishme për sa i përket merkatos dhe listës së lojtarëve të regjistruar për këtë sezon. Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, ka përfunduar jashtë listës së bardhekaltërve për vazhdimësinë e kampionatit, pasi tekniku Mauricio Sarri ka rikthyer në listë mesfushorin Dele Bashiru. Kjo lëvizje mund të ketë një efekt domino tek skuadra bardhekaltët sa i takon lëvizjeve në merkaton e janarit.

Në fillim të sezonit, Hysaj ishte pjesë e listës së lojtarëve të disponueshëm për trajnerin Sarri, por tani situata duket se mund të ndryshojë. Duket se lojtari është i destinuar të largohet nga Lacio, me shumë mundësi që të ketë një transferim gjatë merkatos së janarit, për shkak të pozicionit të tij të pasigurt në formacionin e trajnerit, por edhe sepse ai rezulton një nga lojtarët më të paguar të ekipit.

Sipas burimeve të afërta me klubin, Hysaj mund të jetë një nga ata emra që mund të lënë Lacion në një periudhë të afërt, me klube të tjera të interesuara për shërbimet e tij. Me kontratë që Hysajt i skadon në verën e ardhshme për Lacion do të ishte e rëndësishme, që klubi bardhekaltër të përfitojë nga shitja e tij dhe me mbrojtësin që gjithashtu do të kërkonte të nis një aventurë të re, për t’u aktivizuar më shumë e për të qenë sa më në formë në prag të ndeshjeve të ekipit tonë kombëtar për fazën “play off” të Botërorit 2026.

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares lacio

Lini një Përgjigje