TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2025, 17:19

Nën masa të rrepta sigurie, ekipi serb del nga hoteli dhe niset drejt stadiumit; pritet konferenca e shtypit

Shkruar nga Pamfleti

Nën masa të rrepta sigurie, ekipi serb del nga hoteli dhe niset drejt

Të shoqëruar nga masa të rrepta sigurie, futbollistët dhe stafi i kombëtares serbe janë larguar nga ambientet e hotelit ku janë akomoduar dhe janë nisur drejt stadiumit për seancën stërvitore.

Dy autobusë dhe forca të shumta policie kanë shoqëruar ekipin serb gjatë gjithë itinerarit të tyre. Hoteli ku qëndrojnë prej mbërritjes në Tiranë është nën mbikëqyrje të lartë dhe kontrolle të vazhdueshme të Policisë së Shtetit.

Ata do të zhvillojnë stërvitjen në stadiumin “Air Albania”, aty ku është planifikuar edhe konferenca për shtyp e trajnerit serb dhe njërit prej lojtarëve të ekipit të tij.

Federata Serbe ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, duke e cilësuar udhëtimin drejt Shqipërisë si “një fluturim të këndshëm”.

Pas më pak se një orë fluturimi të këndshëm, ekspedita serbe mbërriti në Tiranë, ku pritet të luajë ndeshjen e saj të parë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 kundër vendit pritës, Shqipërisë, të shtunën, më 7 qershor. Me të mbërritur në aeroport, lojtarët dhe stafi i trajnerëve po prisnin në pistë autobusët që i çuan në hotelin ku do të qëndrojnë gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë. I gjithë trafiku nga aeroporti në hotel, me një eskortë të siguruar, ishte i mbyllur, vetëm për mysafirët nga Serbia,” – shkruan Federata Serbe.

Lini një Përgjigje