TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2025, 22:50

Derbi iberik në Ligën e Kombeve, Spanja “përplas brirët” me Portugalinë; Franca kujtohet në fund për të kapur finalen

Shkruar nga Pamfleti

Derbi iberik në Ligën e Kombeve, Spanja “përplas

Derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve. Spanja ka turpëruar me rezultatin 5-4 Francën dhe do të përballet me Portugalinë të dielën në orën 21:00.

Supersfida u zhbllokua në minutën e 22, ku Lamin Jamal pasoi bukur brenda zonës për Mikel Ojarzabal, ky i fundit asistoi për Niko Uilliams, anësori i Atletik Bilbaos dërgoi topin në rrjetë.

Një gol shumë i rëndësishëm për 22-vjeçarin duke ditur që ndiqet në merkato nga disa klube të medha si Bajerni i Mynihut, Arsenal etj. Tre minuta më pas, ishte radha e Milel Merinos për të dyfishuar shifrat pas një topi shumë të bukur të Ojarzabal.

Në fillim të pjesës së dytë, Spanja shënoi edhe golin e tretë me Lamin Jamal, nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua po vetë nga ylli i Barcelonës, pasi u pengua brenda zonës nga Adrien Rabiot.

Në minutën e 55, pas një aksioni të bukur ishte radha e Pedri për të shënuar, pas asistit të mrekullueshëm të Niko Uilliams. Francezët reagojnë në minutën e 59, duke shënuar golin e parë me Mbape, nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai, pasi u pnegua brenda zonës nga Pedro Porro.

Në minutën e 67, Lamin Jamal tregoi dhe njëherë tjetër klasin e tij të jashtëzakonshëm dhe shënoi golin e pestë për Spanjën dhe të dytin personal për këtë takim. Gjithsesi, francezët nuk u dorëzuan dhe reaguan në mënyrën që pritej.

Në minutën e 78, Franca shënoi golin e dytë me Rajan Çerki. 21-vjeçari shënoi një gol shumë të bukur me një goditje fluturimthi pas asistit të Mbape. Në minutën e 83, Dani Vivian i futur pak minuta më parë në fushë për Spanjën, shënoi autogol, pas topit të futur në zonë nga Malo Gusto. Në minutën e 94, Franca shënoi golin e katërt me Kolo Muani, i cili dërgoi topin me kokë në rrjetë, pas super krosimit të Çerkit.

Franca kujtohet vonë dhe nuk ka më kohë, Spanja fiton përfundimisht 5-4 dhe tani e pret një tjetër supersfidë, finalja ndaj Portugalisë së Kristiano Ronaldos.

spanja liga e kombeve franca

Lini një Përgjigje