TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2025, 15:23

Publikohen pamjet/ Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë nën masa të rrepta sigurie, "blindohet" edhe hoteli ku do të qëndrojë ekipi

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet/ Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë

Nesër përballja e madhe Shqipëri-Serbi...

Policia ka publikuar pamjet e shoqërimit të skuadrës serbe të futbollit.

Nesër në mbrëmje do të jetë përballja Shqipëri-Serbi në stadiumin kombëtar, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Padyshim për ne kjo ndeshje është më shumë sesa futboll, sidomos pas asaj që ndodhi në Beograd në vitin 2014.

Përveç masave të rrepta të sigurisë që ka marrë policia për mbarëvajtjen e ndeshjes, masa janë marrë dhe për të garantuar sigurinë e ekipit serb.


Policia e Shtetit ka realizuar eskortimin dhe shoqërimin e skuadrës së futbollit të kombëtares së Serbisë nga Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza" Rinas drejt Tiranës. Masat e sigurisë janë zbatuar nga strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, duke garantuar një itinerar të sigurt dhe pa incidente, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë. Policia e Shtetit do të vijojë të zbatojë të gjitha masat e planifikuara në Planin e Posaçëm për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm”, njofton policia.

Policia fton qytetarët dhe tifozët sportdashës që të kontribuojnë për një atmosferë qytetare, sportive dhe të kulturuar, në respekt të rregullave dhe të mikpritjes shqiptare.

Publikohen pamjet/ Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë

Policia e shtetit ka dhënë informacione shtesë në lidhje me masat për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi. Në vijim të njoftimit të dhënë për planin e masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Shqipëri–Serbi”, bën me dije se:

Rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”, deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e nesërme në orën 18:45, do ketë kufizime të pjesshme deri ne 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje pasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen.

Publikohen pamjet/ Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë

Publikohen pamjet/ Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë

 

Publikohen pamjet/ Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë

Publikohen pamjet/ Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë

Lini një Përgjigje