TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2025, 13:28

Do transferohet te Milani? Granit Xhaka flet për të ardhmen

Shkruar nga Pamfleti

Do transferohet te Milani? Granit Xhaka flet për të ardhmen

Në javët e fundit, Granit Xhaka është kthyer në një emër shumë të diskutuar për disa nga klubet në Europë.

Mediat e ndryshme aludonin për një largim të tij nga Bajer Leverkuseni pas lamtumirës së Çabi Alonsos.

Së fundmi, ishte folur për interesim edhe nga Milani, që ishte gati të bënte një lëvizje për të siguruar firmën e mesfushorit.

Por vetë Xhaka nga grumbullimi i përfaqësueses zvicerane, ka sqaruar situatën e tij, si dhe deklaratën që bëri bujë në ndeshjen e Bazelit ku foli para tifozëve për largimin e Taulantit, ku premtoi se një tjetër Xhakë do të vinte shpejt te ky ekip.

“Zërat nuk mungojnë, disa në fakt i kam shtuar unë vetë, duke folur për një kthim të mundshëm në Bazel, duke ndezur padyshim atmosferën në stadium. Por unë kam edhe tre vite kontratë në Leverkusen, unë dhe familja ime jemi të lumtur këtu. Futbolli është i paparasikueshëm, është e vërtetë, ndonëse unë tani them se do të rri. E ardhmja është e gjitha për t’u shkruar”, tha Xhaka.

Lini një Përgjigje