
Santos u mposht me rezultatin 0-6 nga Vasko de Gama. Humbje turpëruese që la shenjë të hidhur te Nejmari, kapiteni i Santosit.
Sulmuesi brazilian shpërtheu në lot pas ndeshjes. Dhe sigurisht që nuk mund të kursehej me fjalë edhe pas saj.
“Kam shumë turp nga vetja. Kemi zhgënjyer plotësisht. Tifozët kanë të drejtë të protestojnë për çdo gjë, për sa kohë që nuk është dhunë. Nëse doni të përdorni fyerje dhe ofendime, keni të drejtë ta bëni. Qendrimi ynë në fushë ishte absolutisht i tmerrshëm.
Nuk munda ta fshihja zemërimin tim. Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në jetën time. Këto lot shpërthyen nga zemërimi për gjithçka. Fatkeqësisht, nuk munda ta ndihmoja ekipin”, u shpreh Nejmar.
Santosi largoi trajnerin fill pas disfatës. Tashmë duhet të rimarrë veten pas turpërimit në shtëpi.
Lini një Përgjigje